Në Florida ka nis rinumërimi elektronik i votave

Diel, 11 November 2018 18:50

Autoritetet e shtetit të Floridës urdhëruan të shtunën rinumërimin elektronik të votave të zgjedhjeve kontestuese për senat dhe për guvernator, pas akuzave për mashtrim nga kandidatët.

Tetëmbëdhjetë vjet pasi Florida ishte në qendër të një beteje për presidencën amerikane, ky shtet përsëri tërhoqi vëmendjen e amerikanëve pas zgjedhjeve të së martës, të cilat ende nuk vendosën në mënyrë të qartë fituesin e garave për senator dhe guvernator të shtetit.

Gjashtëdhjetë e shtatë disktrikte të Floridës kishin afat deri të shtunën në mesditë për të dorëzuar rezultatin jo zyrtar të zgjedhjeve.

Ligji i shtetit thotë se automatikisht duhet të ketë rinumërim elektronik të votave nëse dallimi mes kandidatëve është më i vogël se 0,5 përqind. Sekretari i shtetit në Florida, Ken Detzner, lëshoi urdhrin zyrtar për rinumërimin e votave pak kohë pas afatit përfundimtar të numërimit të votave.

Pas përfundimit të numërimit të votave, gara për senator mes guvernatorit republikan në largim, Rick Scott dhe demokratit Bill Nelson ishte shumë e ngushtë. Kandidati republikan Rick Scott ka një epërsi prej vetëm 12,562 vota nga gati 8.2 milionë vota të hedhura, një diferencë prej vetëm 0.15 për qind.

Në garën për guvernator të shtetit, rezultatet më të fundit jozyrtare në faqen e internetit të divizionit për zgjedhjet në Florida tregojnë se republikani Ron DeSantis, i cili u mbështet nga Presidenti Donald Trump, ka një epërsi ndaj rivalit të tij demokrat Andrew Gillum prej vetëm 33,684 votash nga më shumë se 8.2 milionë të hedhura, ose një diferencë prej 0.41 për qind të totalit të votave.

Në lidhje më të dy këto raste, në faqen e internetit të divizionit për zgjedhjet në Florida thuhet se është "aktivizuar rinumërimi elektronik".

Kandidati demokrat për guvernator, Andrew Gillum, i cili të martën pranoi humbjen, ndryshoi qëndrimin e tij të shtunën, duke thënë: "Po zëvendësojë fjalët e mia të pranimit të humbjes me një thirrje pakompromis për numërimin e çdo vote".

Në një deklaratë të publikuar të shtunën, Sekretari i Shtetit i Flordiës, Detzner tha se rezultatet e rinumërimit elektronik duhet të publikohen më 15 nëntor në orën 15.

Presdienti Trump nuk ishte i kënaqur me këtë zhvillimi dhe shkruajti në Twitter nga Franca: "Përpjekje për vjedhjen e zjedhjeve të mëdha në Florida! Ne po ndjekim nga afër situatën!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...