Brexit, Bankat drejt Frankfurtit – Katër amerikanet do shpërngulin nga Londra 250 miliarde dollarë asete

Hënë, 12 November 2018 07:19

Londra është qendra financiare e Europës dhe strehon selitë qendrore të një sërë bankash. Por, me Brexit, këto banka do të zhvendosen, thuajse të gjitha në Frankfurt të Gjermanisë. Sidomos bankat amerikane. Kjo lëvizje përkthehet në 250 miliardë euro më shumë në tregun bankar të Gjermanisë, tregojnë përllogaritjet më të fundit. Goldman Sachs, JPMorgan Chase & Co., Morgan Stanley dhe Citigroup kanë prezantuar tashmë planet e tyre për rritur asetet nëpërmjet degëve të tyre në Frankfurt pas daljes zyrtare të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Por, gjithsesi, edhe sasia e aseteve që do të shpërngulen në Gjermani është në varësi të negociatave të brexit. Pra, marrëveshja që do të arrijë Londra me Brukselin do të jetë përcaktuese edhe për llojin e klientëve që do të zhvendosin asetet e tyre nga Londra në Frankurt. Disa prej tyre mund të kërkojnë të shpërngulen ndërsa të tjerë mund të preferojnë të qëndrojnë.

Shpërngulja do të jetë shumë pak domethënëse vetëm në rast se nga marrëveshja, bankat do të mund të ruajnë atë që njihet si e drejta e pasaportizimit. Por, Brukseli ka shumë pak gjasa që ta bëjë një lëshim të tillë. Ndër bankat amerikane, vetëm Meryll Lynch ka zgjedhur Parisin si qendrën e saj të re në Europë. Edhe vetë Deutsche Bank mund të shpërngulë asetet e saj në Frankfurt, për ta kthyer këtë të fundit në kryeqendrën financiare të Europës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...