Fotografi spanjoll Samuel Aranda fitoi çmimin “World Press Photo of the Year” të vitit 2011 për fotografinë të një gruaje të mbuluar që mbante në krahët djalin e saj ,pas një demostrate në Jemen.
Fotografia e Arandës, e marrë për New York Times,pothuajse shfaqte të gjithë aspektet të kryengritjeve në të gjithë Lindjen e Mesme të njohura si Pranvera Arabe, një nga ngjarjet kryesore të vitit 2011. Fotografi tha se imazhi ka tinguj fetarë “pothuajse biblik” dhe vuri në dukje ngjashmërinë e fotos me skulpturën“Pieta” të Mikelanxhelos.
Me mijëra të rinj dolën në rrugët e kryeqytetit më 15 Tetor të vitit 2011, për të protestuar kundër presidentit Ali Abdullah Saleh por u sulmuan nga forcat qeveritare.Midis tyre dhe 18 vjeçari Zaid.Nëna e Zaidit u alarmuar sepse e dinte që në mesin e demonstruesve ishte dhe djali i saj, dhe po përpiqej ta gjente.
Foto e marrë nga faqja “Fotografitë që kanë bërë histori”
Fatima nëna e Zaid kujton: «Shikoja midis të vdekurve dhe të plagosurve . E kërkova birin tim në të gjitha vendet dhe më në fund e pashë në një dhomë të vogël jo shumë larg xhamisë. Ai po përpiqej të merrte frymë dhe kuptova se po mbytej nga gazlotësjellit që kishin hedhur më parë. Kjo është arsyeja pse unë e kam atë në krahët e mi dhe e kam mbajtur shumë afër meje. Nuk e dija në çfarë gjendje shëndetsore ishte. Fatima atëhere nuk e kuptoi se dikush po e fotografonte .
Njerëzit më pyetën më vonë a po qaja nën burkën time !?“Sigurisht që po qaja , por jo nga trishtimi , por sepse e gjeta dhe mund ta shpëtoja” .Fotografi shkoi përsëri në Jemen në shkurt të vitit 2012 , për të mbuluar zgjedhjet presidenciale dhe vizitoi familjen. Pritja nga familja ishte shumë e ngrohtë. Aranda, Fatima dhe Zaidi u kthyen në vendin e ngjarjes ku kishin përjetuar gjithçka dhe ripërsëritën skenën por këtë herë djali qëndroi përballë nënës !!