Kryeministrja britanike: nuk tërhiqem nga marrëveshja për Brexit-in

Hënë, 19 November 2018 17:57

Kryeministrja britanike Theresa May u angazhua sot t'i përmbahet projekt-marrëveshjes së diskutueshme për ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian. Kjo çështje ka ngjallur shumë pakënaqësi brenda partisë së saj dhe disa ligjvënës kërkuan largimin e zonjës May nga posti. Kjo është kriza më e rrezikshme në kabinetin e drejtuar nga zonja May, që solli për pasojë dorëheqjen e disa ministrave, përfshirë edhe të ministrit për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

Zonja May u zotua t’i vazhdojë përpjekjet. Ajo tha se çdo vonesë për shkëputjen e Britanisë nga BE-ja apo largimi nga unioni pa një marrëveshje, mund ta shtyjë ekonominë e pestë më të madhe në botë, drejt një rruge të panjohur.

Gjatë një fjalimi përpara përfaqësuesve të biznesit britanik, zonja May u shpreh e bindur se vendi do të mund të arrinte një marrëveshje në Këshillin Europian.

"Javën e kaluar kabineti u pajtua me kushtet e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Gjithashtu ramë dakord për një skicë të deklaratës politike mbi marrëdhëniet e ardhshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe unionit. Të dy dokumentet ishin rezultat i shumë orë bisedimesh. Së bashku, dy dokumentet përfaqësojnë një përparim vendimtar, por ato nuk janë marrëveshja përfundimtare. Kemi përpara një javë negociatash intensive, në prag të Këshillit të posaçëm Evropian që mbahet të dielën. Gjatë kësaj periudhe pres që të kemi përpunuar detajet e plota dhe përfundimtare të kornizës që do të mbështesë marrëdhënien tonë të ardhshme. Jam e bindur se mund të arrijmë një marrëveshje në Këshill të cilën do të mund ta çoj përpara Dhomës së Komuneve".

Sipas zonjës May, Evropa do të jetë gjithmonë tregu më i afërt i mallrave për Britaninë, ndaj sipas saj garantimi i kufijve pa pengesa është thelbësor. Bashkimi Evropian pritet të diskutojë mbi projekt-marrëveshjen më 25 nëntor. Sipas njoftimeve disa ministra mbështetës të Brexit-it kërkojnë të rishkruajnë pjesë të saj edhe pse Gjermania e ka përjashtuar këtë mundësi.

Marrëveshja e Brexit-it përbëhet nga dy dokumente. E para është një marrëveshje prej 585 faqesh e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies mes Britanisë me Evropës, ndërsa e dyta është një projekt prej shtatë faqesh që përshkruan marrëdhënien e ardhshme, sipas gazetës britanike “The Guardian”.

Periudha e tranzicionit nis më 29 mars të vitit 2019 dhe pritet të përfundojë më 31 dhjetor të 2020-s. Sipas BBC-së, gjatë kësaj kohe Britanisë do t’i duhet të ndjekë të gjitha rregullat e BE-së, pa qenë e anëtarësuar në institucionet e saj.

Marrëveshja e tërheqjes do të lejonte që tranzicioni të zgjatej vetëm një herë, për një periudhë të kufizuar, por kjo do të kërkonte që të dyja palët të binin dakord, përpara 1 korrikut të 2020-s. Projekti i Brexit-it përfshin gjithashtu edhe llogaritjet se sa duhet të paguajë Britania për të mbyllur të gjitha detyrimet ndaj BE-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...