Një dëshmitar i qeverisë në gjyqin kundër bosit meksikan të drogës “El Chapo” ka thënë se karteli i tij i ka dhënë ryshfet ish-shefit të lartë të sigurisë së Meksikës dhe një personi tjetër, i cili ka punuar nën varësinë e Presidentit aktual.
Ish-anëtari i kartelit, Jesus Zambada, dëshmoi të martën se i dha 6 milionë dollarë shefit të sigurisë, Genero Garcia Luna.
Zambada gjithashtu pohoi se shumë milionë u dhanë edhe për Gabriel Reginos, i cili punonte në administratën e Presidentit të zgjedhur meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, në kohën kur ai ishte kryebashkiak i qytetit të Meksikos.