Brukseli rrëzon draft buxhetin 2019 aprovuar nga qeveria italiane

E mërkurë, 21 November 2018 14:45

Brukseli ka rrëzuar përfundimisht draft buxhetin për vitin 2019 aprovuar nga qeveria italiane duke vendosur nisjen e një procedure masash ndaj Italisë për defiçit të tepërt.

Komisioni Europian ka marrë sot vendimin e  mos pranimit të këtij draft buxheti me motivimin se Italia po shkel rregullat e Paktit të Stabilitetit aprovuar nga të gjitha vendet anëtare.

Sipas Komisionit Europian, Italia nuk ka respektuar kriterin e borxhit publik dhe pas kërkesës së bërë pak javë më parë nga ky komision për rishikimin e draft buxhetit.

Më 13 nëntor qeveria Conte dorëzoi në Komsionin Europian draft buxhetit me premtimin se do të ruajnë të palëvizuar raportin borxh publik, PPB.

"Jemi të bindur në mavorën tonë ekonomike, është komenti i parë i bërë nga kryeministri Conte.  Asnjë hap pas. Do të flas me Juncker", ka thënë ai.

Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka ironizuar me fjalët se letra e Brukselit si ajo e plakut të vitit të ri.

Ndërkohë një analizë negative ndaj reformës ekonimike të qeverisë Conte ka ardhur dhe nga OSBE.

Sipas Raportit mbi parashikimet globale të OSBE, Italia ka një rritje të ulët të zhvillimit ekonomik e një borxh publik gjithnjë e në rritje.

Sipas ekspertëve të OSBE për vitin 2019 e 2020 rritja ekonomike në Itali do të ndal në 0,9 % , shifër kjo mjaft e ulët në krahasim me koeficientin 1.5%-1.6%  parashikuar nga qeveria Conte.

Sipas OSBE "borxhi i lartë e niveli i ulët i prodhimit në Itali, si dhe politika fiskale ekspansive e qeverisë, rrezikon të  mbajë në të njëjtin nivel, madje dhe të rrisë rreziqet e  borxhit sovran."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...