Një makinë ka goditur një grup të madh nxënësish përpara një shkolle fillore kineze në Huludao, provincën Liaoning.
Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e incidentit të rëndë.
Sipas Xinjingbao, 2 fëmijë dhe 1 i rritur janë hospitalizuar.
Fëmijët u përplasin nga mjeti tip 'Audi' ndërsa po dilnin nga shkolla.
Shoferi është ndaluar dhe po merret në pyetje. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Në fotot e publikuara nga mediat kineze shihen fëmijët në rrugë të përplasur nga Audi A6. Gjithashtu janë shpërndarë imazhe të momentit të arrestimit të drejtuesit të mjetit.