A do nisë Lufta e Tretë Botërore në Ukrainë?! Lëvizja e fortë e Tramp dhe mobilizimi i armatave Ruse

E mërkurë, 28 November 2018 14:55

Pas sulmeve të luftanijeve ruse kundër atyre të Ukrainës në detin Azov, situata mes dy vendeve sa vjen dhe agravon. Mjaft analistë të gjeopolitikës e shohin konfliktin ruso-ukrainas si një shkëndijë që mund të përfshijë edhe Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ndërkohë që presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi dje se vendi i tij po përballet me "kërcënimin" e pushtimit rus dhe shpërthimin e një "luftë totale" me Rusinë, Rusi ka afruar në kufi forca të shumta ushtarake.

"Forcat e ushtrisë ruse të stacionuara përgjatë gjithë kufijve tanë është rritur ndjeshëm. Kërcënohemi nga një konflikti i armatosur me Rusinë", tha Porosenko gjatë një interviste televizive, duke shtuar se numri i tankeve ruse në rajonin kufitar është trefishuar në krahasim me muajin shtator.

Gjithashtu në kuadër të kësaj atmosfere lufte, agjencia e lajmeve Interfax ka cituar ministrin rus të Mbrojtjes I cili thotë se vendi i tij, të dërgojë raketa të reja S-400 në Krime. Autoritetet ruse hapën zjarr dhe sekuestruar tre anije të vogla të Marinës së Ukrainës dhe ekuipazhin e saj të dielën në Detin Azov, në brigjet e Krimesë.

Por për këtë incident të rëndë ushtarak Moska zyrtare deklaroi, se ka vepruar "absolutisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", duke e akuzuar Kievin se kërkon "pretekst" për të kërkuar "forcimin e sanksioneve" nga BE dhe SHBA kundër Rusisë, sanksione që janë vendosur që në vitin 2014.

Në këtë situatë të rrezikshme kanë ndërhyrë deri më tani diplomatikisht edhe Shtet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se me shumë gjasa do të anulojë takimin e planifikuar me homologun e tij rus Vladimir Putin në takimin e (G20) në Argjentinë.

"Ky agresion nuk më pëlqen fare”, tha plot nervozizëm Trump. Gjithashtu ai u shpreh se ishte kundër çfarëdo lloj agresioni dhe se po priste zbardhjen e plotë të ngjarjes për të vendosur. Dy ditë më parë forcat detare ruse arrestuan 24 marinarë ukrainas me pretendimin se kishin hyrë në ujërat territoriale ruse. Televizioni shtetëror rus transmetoi dëshmitë e tre marinarëve ukrainas, që pohonin se kishin marrë urdhër të provokonin tensione. Por pala ukrainase u kundërpërgjigj, duke deklaruar se ato dëshmi janë marrë nën kërcënim për jetën.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...