Maqedoni, hiqet imuniteti i Gruevskit

E Enjte, 29 November 2018 12:19

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuan për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari.

Me 62 vota pro, në mungesë të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Kuvendi e pranoi rekomandimin e Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Imunitetit.

Në vigjilje të debatit të Parlamentit Europian mbi rezolutën për Maqedoninë pritet që eurodeputetët të kërkojnë ekstradimin e Gruevski. Zëvendësministri i Jashtëm maqedonas, Andrej Zhernovski, realizoi në prag të këtij takimi një sërë takimesh me disa eurodeputetë. Sipas tij, pritjet janë që amendamenti me të cilën kërkohet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria, të mbështetet nga shumica e eurodeputetëve, sidomos ata socialdemokratë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...