Stoltenberg telefonon me Haradinajn dhe me Vuçiçin

E Enjte, 06 December 2018 18:20

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg u ka telefonuar Kryeministrit të Kosovës Haradinaj dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç. Kjo ka qenë një kërkesë e dalë nga takimi i djeshëm i Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

"Sot kam marrë në telefon edhe presidentin Vuçiç edhe z. Haradinaj që t'u njoftoj atyre rezultatet e takimit të së mërkurës të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare në lidhje me bisedat për Balkanin Perëndimor", ka bërë të ditur Jens Stoltenberg.
"Kam nënvizuar që edhe Prishtina edhe Beogradi duhet të qetësohen dhe të mos bëjnë deklarata apo veprime provokative”, ka shtuar ai.
"Me zotin Haradinaj ngrita çështjen e planit për të vazhduar transformimin e FSK-së në ushtri. Theksova se tani nuk është një moment i duhur për një veprim të tillë dhe është në kundërshtim me këshillat e shumë anëtarëve të NATO-s. Dhe se kjo mund të ketë ndikim negativ në integrimet euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu përsërita se nëse mandati i FSK-së do të zhvillohet, NATO do të duhet të vlerësojë nivelin e angazhimit me FSK-në”, thuhet në kumtesë sa i përket bisedës me Haradinaj.
Ndërsa përsa i përket bisedës me Presidentin Vuçiç, në kumtesë thuhet se Stoltenbergu ka theksuar nevojën e deeskalimit të tensioneve të tashme.
Stoltenbergu u ka kujtuar të dyja palëve "që dialogu i mandatuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit mbetet mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet afatgjatë. NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës nëpërmes misionit të mandatuar nga OKB-ja KFOR”, thuhet në kumtesë.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Sekretarin Stoltenberg për bisedën, por ka thënë se votimi do të bëhet sipas planit me 14 dhjetor.
"Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së, që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në media sociale.
Ndërsa zyra e Presidentit Vuçiç ka njoftuar përmes një kumtese se Presidenti ka falënderuar sekretarin për bisedën dhe ka konstatuar se trasformimi "bëhet në një kohë të gabuar”.
Biseda telefonike vjen pas komenteve publike të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku u dha një mesazh i njëjtë.
Më 7 nëntor, para votimit të parë në Kuvendin e Kosovës NATO kishte reaguar vetëm pas kërkesës së gazetarëve për qëndrimin e Aleancës, por nuk ka pasur as biseda telefonike, as deklarime të përgjithshme. Atëherë NATO-ja përmes një zyrtari të saj kishte thënë:
"U përket autoriteteve të Kosovës që të vendosin për ndryshimet në mandatin dhe strukturën e FSK-së. NATO përkrah FSK-në nën mandatin aktual. Nëse mandati ndryshon Këshilli i Atlantikut Verior do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë”.
Për pyetjen se si do të ndryshojë angazhimi i NATO-s me FSK-në, zyrtarët nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim as tani as më parë. Tre ligjet që e mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, pa iu ndryshuar emri, pritet të hidhen në votë në Kuvendin e Kosovës në seancën më 14 dhjetor. Ligjet përkatëse duhet të nënshkruhen më pas nga Presidenti.
Që nga nisma e hapur e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që FSK-në ta shndërrojnë në ushtri, më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e kanë braktisur këtë trupë, siç thuhet "për shkak të presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre”. Sidoqoftë, transformimi i FSK-së në ushtri të mirëfilltë edhe pas miratimit të ligjeve në Kuvend, sipas ekspertëve, mund të zgjasë të paktën 10 vjet, derisa kjo trupë të arrijë kapacitetet e plota dhe të njihet nga të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...