Itali/ E ngacmoi seksualisht, shqiptari dënohet për plagosjen e të moshuarit

Hënë, 16 Prill 2018 09:29

Marsel Selko është dënuar me 5 vite dhe 4 muaj burg, pasi është shpallur fajtor për plagosjen e një pensionisti një vit më parë. 23 vjeçari shqiptar tha para trupit gjykues se e kishte qëlluar me thikë dhe grushte 87- vjeçarin në banesën e tij në Montecatini, pasi ai e kishte ngacmuar seksualisht.

“Ai e bëri atë propozim dhe unë u çmenda. E godita me thikë, dy herë, pastaj me grushte në fytyrë. Mua kurrë nuk më kishte ndodhur diçka e tillë”- tha i riu shqiptar.

Avokatja e mbrojtjes Laura Bertinotti kishte kërkuar lirimin e Marselit pasi ai e sulmoi pensionistin në kushtet legjitime të vetëmbrojtjes.

Ngjarja:
Marsel Selko jetonte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ponte Buggianese. Atë pasdite pesë muaj më parë, menjëherë pasi u arrestua ai tregoi se kishte dhunuar të moshuarin pas ngacmimeve seksuale që i kishte bërë. Ai e kishte njohur të moshuarin në afërsi të një stacioni autobusi.

Pas bisedës, pensionisti italian i kishte shprehur dëshirën t’i bënte shoqëri pasi ishte i vetëm. Shkëmbyen dhe numrat e telefonit dhe u ndanë. Marsel Selko ishte shprehur i gatshëm ta ndihmonte kur të kishte ai nevojë.

Ditën tjetër 87-vjeçari e kishte ftuar në shtëpi për kafe. Aty në kuzhinë ai kishte kërkuar më shumë nga i riu shqiptar, madje dhe duke e prekur. Në ato momente Marsel Selko nuk kishte duruar më dhe kishte sulmuar të moshuarin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...