Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker njihet për pasionin e tij për alkoolin dhe lirshmërinë në takimet publike. Shpesh herë është parë duke iu marrë këmbët, apo ka dalë në konferencë me dy këpucë të ndryshme.
Këtë herë, në takimin e ditës së dytë të Samitit të Këshillit të Europës, sapo zbriti nga makina nisi të puthë të gjitha gratë që shihte, ndërsa luajti edhe me flokët e njërës prej tyre. Disa u duken të habitura nga kjo sjellje, por tashmë nuk duhet të na çudisin më këto veprime të Juncker. Për më shumë, shihni videon e mëposhtme.