Trump i vendosur: Do të mbyll kufirin me Meksikën, dua të ndërtohet muri

Premte, 28 December 2018 18:58

Kufiri i Meksikës mbetet një problem serioz për SHBA-në. Çdo ditë qindra emigrantë synojnë të futen në shtetin akerikan përmes këtij kufiri. Së fundmi presidenti Donald Trump kërcënoi të se do të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë plotësisht, nëse Kongresi nuk miraton miliarda dollarë financime për ndërtimin e murit. Trump ka dhënë idenë e ndërtimit të një muri me Meksikën sepse sipas tij në këtë mënyrë mund të bllokohen emigrantët e jashtëligjshëm.

Kërcënimi vjen në kulmin e përplasjes politike, që ka çuar në një mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane dhe që duket se do të dominojë edhe fillimin e vitit të tretë të Presidencës së Trumpit.
“Do të detyrohemi të mbyllim kufirin jugor, tërësisht, nëse demokratët nuk do të na japin paratë që na duhen për të përfunduar murin, si dhe të ndryshojnë ligjet qesharake të emigracionit, në të cilat vendi ynë është mbërthyer”, shkroi Trump në Twitter. Me kufirin e mbyllur, Trump tha se ai do t’i çojë marrëdhëniet SHBA-Meksikë në nivelet para arritjes së marrëveshjes “NAFTA”, që hapi dyert për tregti të lirë në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...