SHBA dhe Kina nisin bisedimet për mosmarrëveshjet tregtare

Hënë, 07 Janar 2019 15:26

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë nisur një raund të ri bisedimesh, për të rregulluar mosmarrëveshjet e tyre tregtare.

Negociatat zhvillohen në Pekin, por rezultati nuk dihet. Në tryezën e bisedimeve dyditore nuk janë të ulur përfaqësuesit e “vijës së ashpër” në Uashington, por u preferua një delegacion nën drejtimin e të ngarkuarit të moderuar për çështjet tregtare, Jeffrey Gerrish.

Nga pala kineze nuk dihet se kush i drejton negociatat. Edhe për përmbajtjen e tyre, pak është bërë e ditur. Në Pekin thuhet vetëm se, fokusi do të jetë te produktet agrare, energjia dhe automjetet. Në fakt bëhet fjalë për më shumë.

Të dyja palët duan të sigurojnë një lloj armëpushimi në “luftën” tregtare, që fillimisht do të zgjasë deri më 2 mars. Për këtë afat ra dakord presidenti Trump, në takimin me presidentin kinez Xi Jinping, në Samitin e G20-s në Buenos Aires.

Deri në këtë afat nuk do të ketë më taksa të reja tregtare, e brenda kësaj kohe nuk do të aplikohen tarifat doganore mbi produktet me vlerë 200 miliardë dollarë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...