Merkel dhe Macron nënshkruajnë marrëveshje të re bashkëpunimi

Tuesday, 22 Janar 2019 16:19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel foli sot për rritjen e nacionalizmit në Evropë si dhe bëri thirrje për ringjalljen e bashkëpunimit ndërkufitar, pasi ajo dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron nënshkruan një marrëveshje të re për bashkëpunimin franko-gjerman, e cila e ripërtërin miqësinë disa dekadëshe të të dyja vendeve.

Traktati është një lloj mesazhi dhe mbështetje për Bashkimin Evropian.

Merkel dhe Macron nënshkruan marrëveshjen e re në qytetin perëndimor të Aghenës, pikërisht 56 vjet pasi Charles de Gaulle dhe Conrad Adenauer nënshkruan Marrëveshjen e pajtimit në vitin 1963.

"Populizmi dhe nacionalizmi po rriten në të gjitha vendet tona", tha Merkel për zyrtarët francezë, gjermanë dhe evropianë të mbledhur në këtë ceremoni.

Duke folur për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe tendencën në rritje të proteksionizmit në botë, Merkel tha se bashkëpunimi ndërkombëtar po kalon një periudhë të vështirë.

Ndërkaq, presidenti francez, Emmanuel Macron, vuri në dukje "zemërimin në rritje" brenda shoqërive evropiane" dhe “presionin nga jashtë".

Marrëveshja parasheh harmonizimin e politikave ekonomike, të jashtme dhe të mbrojtjes të Berlinit dhe Parisit, si dhe një asamble të përbashkët parlamentare të përbërë nga 100 deputetë francezë dhe gjermanë./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...