BE kundërshton thirrjet për rinegociim të marrëveshjes për Brexit-in

E mërkurë, 30 Janar 2019 20:39

Shefi negociator i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier ka thënë se kufiri irlandez është pjesë e marrëveshjes së Britanisë për largim nga Bashkimi Evropian dhe nuk do të rinegociohet. Ai është shprehur i bindur teksa mbajti fjalën e tij në Parlamentin Evropian se marrëveshja Brexit nuk do të rinegociohet.

Ligjëvënësit britanikë kanë votuar më herët gjatë këtij muaji kundër marrëveshjes, për të cilën është pajtuar Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja përgjatë 18 muajve të negociatave. Prandaj të martën ata kanë votuar që kryeministrja britanike, Theresa May të kërkojë “marrëveshje alternative” për kufirin që ndan Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës.

Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti. Ndalesa në këtë pjesë është “siguri” për të ndaluar kthimin e mallrave dhe njërëzve nga njëri vend në tjetrin. Në rast se kjo ndalesë do të vazhdojë të qëndrojë, ajo do të mbajë Mbretërinë e Bashkuar brenda unionit të doganave të BE-së, si dhe do të krijonte disa lehtësira në një treg të përbashkët.

Login to post comments