Spanja gati të ekstradojë ish zv.ministrin e Venezuelës në SHBA

E Enjte, 31 Janar 2019 21:23

Një gjykatë spanjolle ka rënë dakord të ekstradojë përkohësisht ish-zëvendësministrin e energjisë të Venezuelës, Nervis Villalobos, në SHBA për t’u përballur me akuzat e një skemë të ryshfetit që përfshin kompaninë shtetërore të naftës, PDVSA.

Gjyqtari i Gjykatës Kombëtare Ismael Moreno pranoi një ekstradim maksimal prej gjashtë muajsh të enjten, pavarësisht se SHBA kishte kërkuar një vit. Villalobos tani ka pesë ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë.

Villalobos, i cili ishte zëvendësministër i Energjisë për periudhën 2001-2006, u arrestua në Spanjë me kërkesë të autoriteteve amerikane në tetor 2017. Ai është akuzuar për pranimin e pagesës për të marrë kontrata me PDVSA, ndërsa po hetohet gjithashtu nga autoritetet spanjolle për pastrimin e dyshuar të parave dhe ryshfetit.

Vendimi vjen në mes të përpjekje të SHBA-së në Venezuelë për të rrëzuar kreun aktual të shtetit, Nicolas Maduro. SHBA, Kanada, Parlamenti Europian dhe shumica e vendeve të Amerikës së Jugut njohur udhëheqjen e opozitës, Juan Guaido, si president i përkohshëm i Venezuelës.

Që nga zgjedhja e Maduro në vitin 2013 Venezuela ka qenë e rrënuar nga një krizë e rëndë ekonomike që çoi në protesta të shumta, disa prej të cilave të shoqëruara me përplasje me policinë. Nga ana tjetër, Maduro akuzoi SHBA-në për nxitje të protestave kundër qeverisë, si dhe fshehjen e komploteve për ta rrëzuar ose vrarë atë.

Login to post comments