Rrëzimi i digës, publikohet VIDEO

Hënë, 04 February 2019 11:16

Një javë pas shembjes vdekjeprurëse të një dige në Brazil, e cila ka lënë të paktën 115 të vdekur dhe mbi 250 të humbur, mediet lokale publikuan të premten pamjet dramatike të momentit kur dallga e lartë me mbetje toksike goditi qytetin jugor të Brumadinjos.

Imazhet e publikura nga kanali televiziv Bandeirantes, tregojnë momentin kur një llum me baltë zë poshtë restorantin e kompanisë dhe ndërtesat fqinje në Brumadinho, në shtetin e Minas Gerais.

Disa prej punonjësve që gjendeshin në godinat administrative ose në mencat e minierës nuk arritën t'i shpëtojnë goditjes, ndërsa qindra të tjerë u nxorën nga balta me ndihmën e helikopterëve.

Rreth 12 milionë metër kub mbetje toksike që gjendeshin në rezervuarin e digës ishin akumuluar nga aktivitetet e minierës dhe mendohet se u shtrinë në një hapësirë tokësore dhe lumore prej 250 hektarësh.

Hetimi- Një hetim është në proces. Autoritetet thonë se shkak i shembjes së digës mund të ketë qenë një proces i rrallë lëngëzimi ku materialet si rëra humbin ngurtësinë e tyre dhe kthehen në lëng.  

Kompania që administronte digën e shembur dhe minierën e hekurit pretendon se masa nuk përbën rrezik për mjedisin apo për cilësinë e ujit të pijshëm për banorët. Kompania që administronte digën e shembur dhe minierën e hekurit pretendon se masa nuk përbën rrezik për mjedisin apo për cilësinë e ujit të pijshëm për banorët.

Ndërkohë vala e baltës vazhdon ende të lëvizë ngadalë dhe pritet që t'i afrohet pengesës më të afërt mes datës 5 dhe 10 shkurt. 

Autoritetet kanë arrestuar pesë persona për pakujdesi dhe po hetojnë arsyen përse nuk u aktivizua sistemi i sinjalizimit i instaluar për njoftimin e incidenteve të tilla.

Incidenti i dyte- Miniera është në pronësi të Vale SA. Ky është incidenti i dytë  i regjistruar në një nga minierat e kësaj kompanie në tre vitet e fundit. 

Në vitin 2015, një digë tjetër e minierave shpërtheu në të njëjtin shtet të Minas Gerais, duke vrarë 19 vetë. Rënia e digës në vitin 2015 lëshoi miliona tonë mbetje hekuri toksike përgjatë qindra kilometrave, duke shkaktuar atë që konsiderohet fatkeqësia mjedisore më e keqe ndonjëherë në Brazil.

Për rastin e fundit janë arrestuar pesë persona. Prokurorët në Brazil thanë se tre ishin zyrtarë të kompanisë minerare të "Vale".

Ministria e Mjedisit e Brazilit gjithashtu e ka gjobitur kompaninë minerare “Vales” me 66 milionë dollarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...