Merkel e prerë: Marrëveshja Brexit me Britaninë nuk do rihapet

Hënë, 04 February 2019 22:42

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka theksuar sot se marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe nuk do të rihapet, ndërsa një ndihmës i Jean-Claude Juncker ka thënë se BE-ja nuk është e gatshme të japë garanci ligjore për kufirin me Irlandën.

Merkel tha se ajo është e vendosur të bëjë gjithçka për ta shmangur largimin e Britanisë së Madhe pa marrëveshje, duke shtuar se kjo gjë mund të arrihet nëse të gjitha palët shfaqin vullnet të mirë. Megjithatë, ajo tha se ndryshimet e marrëveshjes aktuale nuk janë në agjendë.

Në anën tjetër, njëri nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, Martin Selmayr, e ka refuzuar idenë se blloku mund t’i japë garanci ligjore Britanisë së Madhe për kufirin me Irlandën. Ai gjithashtu e kërcënoi tërthorazi Britaninë, duke theksuar se BE-ja është përgatitur mirë që në dhjetor të vitit të kaluar në rast të ndarjes pa marrëveshje.

Deklaratat e ashpra të zyrtarëve evropianë vijnë para fjalimit të nesërm të kryeministres britanike, Theresa May, në Irlandën Veriore. Besohet se ajo do të zotohet për arritjen e një marrëveshjeje që shmang kontrollin kufitar në Irlandë. Ajo i ka ftuar edhe deputetët britanikë që të bëhen pjesë e diskutimeve për gjetjen e zgjidhjes, shkruan “Daily Mail”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...