Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, do t’i njoftojë të martën deputetët britanikë rreth bisedimeve të fundit që ajo ka zhvilluar për planin e saj të Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
May ka vizituar Dublinin dhe Brukselin javën e kaluar, për të biseduar rreth pengesës kryesore në plan: kufirit të dukshëm midis Republikës së Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Muajin e kaluar, deputetët britanikë i kanë kërkuar kryeministres May që të gjejë alternativa për shmangien e këtij kufiri.
Ndonëse BE-ja ka thënë se nuk do ta rinegociojë marrëveshjen për Brexit, përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët po vazhdojnë.
Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.
Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të këtij viti.