Qeveria spanjolle. të mërkuren, pritet të humbasë votën për buxhetin në Parlament. Kryeministri, Pedro Sanchez, ka në plan të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, njoftuan burime shtetërore, shkruan Reuters.
Sipas njoftimeve data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është vendosur ende por 14 prilli vlerësohet si datë e mundshme. Kryeministri Sanchez dëshiron që votimi të ndodh shpejt në mënyrë që të mobilizojë elektoratin e majtë nga “rreziku” i ardhjes së të djathtëve në qeveri.
Votimi i buxhetit në masë të madhe varet nga partitë katalane pro pavarësisë, të cilët deri tani kanë thënë se do ta kundërshtojnë atë. Por partitë mund të ndryshojnë teorikisht mendjen e tyre deri në minutën e fundit.