Të paktën 40 policë paramilitarë indianë u vranë pasi militantët sulmuan me bombë konvojin e tyre në Kashmir.
Policia i tha BBC se një makinë e mbushur me eksploziv kishte sulmuar një autobus që mbante trupat në Srinagar.
Grupi islamik me bazë në Pakistan Jaish-e Mohammad ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Ky është sulmi militant më vdekjeprurës ndaj forcave indiane në Kashmir që kur kryengritja kundër sundimit indian filloi në vitin 1989.
Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.
India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir.
Ambasadori amerikan në Indi, Ken Juster, dënoi sulmin.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Indisë në luftimin e terrorit dhe mundjen e tij” thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan.
India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend.