Një sulm me armë ka ndodhur ditën e djeshme në Marsejë, ku një person ka qëlluar drejt dy kalimtarëve përpara se të vritej nga policia. Mësohet se autori ka plagosur dy persona teksa kalonin në rrugë, ku policia arriti menjëherë dhe vrau agresorin.
Prokuroria e Parisit njofton se situata po hetohet nga seksioni kundërterrorizimit dhe prokuroria e Marsejës. Policia e plagosi rëndë agresorin, i cili nuk arriti t`i shpëtonte dot plagëve të rënda në trup.
Nga informacionet thuhet se viktima kishte lindur në vitin 1983 dhe nuk njihej nga autoritetet franceze.
Gjithashtu, një tjetër kalimtar u plagosur si pasojë e plumbave të shkrepur nga palët.