Kryemafiozi më i kërkuar i Italisë, shoqërohet me duartrokitje në makinën e policisë

Hënë, 04 Mars 2019 19:00

Arrestimi i një prej personave më të kërkuar në Itali, u shoqërua me duartrokitje nga banorët e shumtë të mbledhur në zonë.

Marco Di Lauro, 38 vjeç, ishte në arrati prej 15 vjetësh.

Krimineli u dorëzua në mënyrë paqësore kur ishte në shtëpi me partnerin dhe dy macet, ndërsa po përgatisnin ngrënien e makaronave.

150 policë shkuan në një apartament modest në qytetin jugor të Napolit të shtunën për të arrestuar 38-vjeçarin, një nga gangsterët më të shquar të vendit.

Ndërhyrja e policisë në nivel të lartë u mirëprit ngrohtësisht nga banorët vendas, ndërsa dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë ndërtesës për të parë gangsterin e famshëm që u kap. Filmi i postuar në internet tregon turmën duke kënduar "Well done", pasi Di Lauro u fut në makinën e policisë.

Krimineli ishte në arrati që nga viti 2004 dhe arriti të shpëtojë nga policia dy herë në 2016 dhe 2017. Gangsteri konsiderohet të jetë kreu i klanit Di Lauro, ndërsa babai i tij është Paulo Di Lauro, shefi i famshëm i mafies napolitane "Camorra", i cili u burgos në vitin 2005.

Di Lauro Jr u përfshi në trafikun e drogës dhe të paktën katër vrasje, sipas zyrtarëve, ndërsa mediat lokale e quajnë kriminelin e dytë më të rrezikshëm të Italisë, pas Matteo Messina Denaro, i dënuar në vitin 2012, me burgim të përjetshëm.

Zëvendëskryeministri i Italisë Mateo Salvini vlerësoi autoritetet për kapjen e "super-të arratisurit" Di Lauro, ndërsa kryeministri Giuseppe Conte tha se sulmi i fundit i policisë është "një goditje tjetër për krimin e organizuar".

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...