Macron: Europa është më “e rrezikuar” se kurrë

Tuesday, 05 Mars 2019 17:37

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Europian ta shfrytëzojnë votimin e tyre në zgjedhjet e Parlamentit Europian për të mbrojtur dhe fuqizuar Europën “e rrezikuar”.

Në një artikull të publikuar në faqen e internetit të gazetës franceze “Le Parisien”, Macron shkruan: “Asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore Europa nuk ka qenë më e nevojshme se sot. Në anën tjetër ajo nuk ka qenë kurrë më parë kaq e rrezikuar.”

Banorët e Parisit e shohin si pozitiv qëndrimin e zotit Macron përballë populizmit në ritje të Europës, edhe në se nuk kanë qenë dakord me politkat e tij të brendshme.

Artikulli i udhëheqësit francez ka patur jehonë dhe është botuar në gazetat e 28 vendeve europiane.

Në Gjermani, banorët e Berlinit shprehën mendime të ngjashme për nevojën e një Europe të bashkuar kundër lëvizjes së të djathtës ekstreme.

Në Hungari, presidenti i së cilës Viktor Orban ka qenë vazhdimisht objekt i kritikave të zotit Macron, artikulli u publikua vetëm në internet, në një gazetë të përjavshme me profil biznesin.

Udhëheqësi francez, i cili e zhvilloi fushatën e tij presidenciale si një përkrahës i fuqishëm i Bashkimit Europian, e cilëson në artikull Brexit-in si simbolin e problemeve që kanë përfshirë Europën, duke thënë se “mashtrimi” dhe “mungesa e përgjegjësisë” shkaktoi largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian, të planifikuar nga fundi i këtij muaji.

Emmanuel Macron i këshillon votuesit, që në zgjedhjet e Parlamentit Europian të 23-26 majit, t’i refuzojnë partitë nacionaliste, të cilat “nuk ofrojnë asgjë”.

Qeveria gjermane tha se është e rëndësishme që forcat pro-europiane t’i shprehin idetë e tyre për të ardhmen e Bashkimit Europian. Përmes një emaili si reagim ndaj letrës së zotit Macron, ajo thonte se “Është e rëndësishme që forcat pro-europiane t’i shprehin konceptet e tyre para zgjedhjeve europiane dhe se qeveria gjermane mbështet diskutimet aktive për BE-në.”/VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...