Trump ka të drejtë të kërkojë zhvillimin e teknologjisë 6G

E mërkurë, 06 Mars 2019 17:59

Në 1979, Nippon Telegraph and Telephone, një kompani me bazë në Japoni, lançoi për herë të parë rrjetin 1G. Vetëm katër vite më vonë, e njëjta gjeneratë u lançua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara dhe, më vonë, në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjenerata e dytë (2G) u lançua për standarded Global System for Mobile (GSM) në Finlandë, në vitin 1991. Teknologjia e re solli shumë përfitime dhe mundësi të reja — mund të përmendim lidhjet wireless dhe mesazhet multimediale (MMS).

Japonia ishte e para që do lançonte gjeneratën e tretë (3G) të këtyre komunikimeve. Në Tetor 2001, Japonia arriti të linte mbrapa konkurrentët e saj në teknologji dhe mundësoi komunikime të niveleve të larta. Për herë të parë, njerëzit mund të komunikonin nëpërmjet thirrjeve me video.

Sa për gjeneratën e katërt (4G), rrjeti telefonik EE, në Mbretërinë e Bashkuar, ishte i pari që solli këto shërbime. 4G do të sillte për botën komunikime pesë herë më të shpejta se gjenerata paraardhëse. Një teknologji revolucionare për vitin 2012.

Zhvillimet e gjeneratës 5G
Në fillimet e vitit 2008, NASA dhe M2Mi Corp formuan një partneritet për zbulimin dhe zhvillimin e gjeneratës së pestë (5G). Ata besonin se shpejtësitë e këtij rrjeti mund të trefishonin ato të 4G. Kësaj pune, iu bashkua edhe Korea e Jugut, e cila zhvilloi një program të quajtur R&D. Katër vjet më vonë, Komisioni Europian iu përkushtua projektit iJOIN EU, i cili u përqendrua tek Teknologjia e Qelizave të Vogla, një nga pjesët më të rëndësishme të 5G.

Më vonë, në 2013, Samsung dhe Huawei vendosën të investonin në zhvillimin e gjeneratës. Dy kompani të bazuara në vende të ndryshme; respektivisht, në Korenë e Jugut dhe në Kinë.

I pari rrjet telefonik në Shtetet e Bashkuara që do të testonte 5G, ishte Verizon. Partneriteti i Verizon me Samsung ishte vital për zhvillimin dhe implementimin e teknologjisë 5G.

Në 2016, Huawei dhe British Telecom lidhën një kontratë për “të zhvilluar në nivel global kërkimet për 5G.” Në të njëjtën kohë, Huawei dhe DOCOMO (kompani japoneze) testuan për herë të parë rrjetin në fushë të hapur.

Konkurrenca midis Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Lindjes së Largët sa vinte dhe po rritej, prandaj Verizon dhe Qualcomm bashkuan forcat për të zhvilluar 5G New Radio (5G NR). Mbretëria e Bashkuar, e pa me vend këtë vendim, prandaj rrjeti britanik EE — në partneritet me kompaninë kineze Huawei — bëri testin e parë end-to-end të teknologjisë 5G.

Marrëveshjet dhe partneritetet e Huawei-t me kompanitë e tjera ishin ato që e bënë Kinën të pandalshme të zhvillimin e gjeneratës së pestë të komunikimeve celulare.

Prezantimi i celularit të ri nga Samsung — Galaxy S10+ 5G — ishte lajmi i javës në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, megjithëse nuk dihet ende data e caktuar se kur paisja do hidhet në treg.

Trump kërkon zbulimin dhe zhvillimin e 6G, ende pa u lançuar mirë 5G


Javën e fundit, Presidenti amerikan Donald Trump u përbuz nga shumëkush pas postimeve të tij në Twitter, ku kërkonte zhvillimin e gjeneratës së gjashtë (6G), megjithëse 6G nuk ekziston akoma.

trump6g-1551009863-49.png

Kongresi Botëror i Celularëve (MCW) që po zhvillohet në Barcelonë, mund të jetë shtysa që iu dha Presidentit Trump që të shkruante në rrjetin e tij të preferuar.

Ekspertë të ndryshëm kanë thënë se Kina do e bëjë të pamundur që SHBA të jetë vendi i parë që implementon gjeneratën 5G, kjo pasi Kina ka qenë gjithmonë më e përgatitur në këtë fushë. Dhe për këtë kanë të drejtë.

Përbuzjen kunddrejt Trump e bën të papranushme kjo: aktualisht, Kina është duke bërë zbulime në lidhje me 6G. Shtëpia e Bardhë po bën ç’është e mundur që të fitojë luftën tregtare dhe teknologjike me Kinën. Në artikullin tim të mëparshëm (Përse propaganda dixhitale e Kinës po zbehet?) kam sjellë një argument që zhvillimi teknologjik i Kinës është një kërcënim i madh për Perëndimin.

Ky artikull i jep një argument më plotësues tezës sime të mëparëshme, që Shtetet e Bashkuara do t’a fitojnë luftën. Urdhëri ekzekutiv i Presidentit Trump për të investuar në fushën e inteligjencës artificiale, e konsolidon akoma edhe më shumë përkufizimin e kësaj lufte teknologjike.

Njëherësh, këto që po ndodhin së fundmi, po vërtetojnë atë që Presidenti rus, Putin, tha para disa vitesh: që lufta e tretë botërore do të vijë nga teknologjia, rrjetet e komunikimit dhe inteligjenca artificiale.

Ajo që e bën akoma edhe më të bukur këtë situatë është se ne ende nuk dimë se çfarë do të ndodhë dhe se sa të gatshme janë shtetet dhe kompanitë e tjera për t’iu bashkuar kësaj lufte dhe për të krijuar aleancat midis tyre./ Eden Kollçinaku

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...