Etiopi, pezullohen fluturimet me "Boeing 737 Max-8"

Hënë, 11 Mars 2019 12:55

 Ndërsa vijojnë hetimet për shkakun e incidentit ajror që shkaktoi mbi 150 viktima një ditë më parë në Etiopi, autoritetet në vend, së bashku me ato të Kinës dhe Ishujve Kajmanë kanë pezulluar përkohësisht fluturimin me avionin e përfshirë në incident. Të dhënat paraprake tregojnë disa ngjashmëri me një tjetër ndodhi tragjike që u shënua tetorin e kaluar në Indonezi, ku po ashtu asnjë nga 189 pasagjerët nuk arriti të mbijetojë.

Të paktën tri shtete kanë anuluar fluturimin me avionët tip Boing 737 Max 8 pas incidentit fatal në Etiopi që një ditë më parë rezultoi në 157 viktima.

Edhe pse hetimet vijojnë për të gjurmuar shkakun e rrëzimit të avionit, autoritetet vendase, së bashku me ato kineze dhe të Ishujve Kajman thanë se vendimi është marrë për të shmangur në maksimum çdo rrezik të mëtejshëm ndaj jetës së udhëtarëve.

Ky është incidenti i dytë tragjik që përsëritet brenda pak muajsh me tipin e ri të avionit të prodhuar nga kompania prestigjoze amerikane, Boing.

Në muajin tetor në kryeqytetin indonezian humbën jetën 189 pasagjerë bashkë me ekuipazhin, dhe hetimet tregojnë si shkak të mundshëm të incidentit një sistem automatik kundër fikjes së motorit gjatë fluturimit në ajër që është risi e avionit të ri, i cili mendohet se në rastin e Xhakartës sillte uljen e hundës së avionit në momente të caktuara pavarësisht manovrave të pilotit.

Anembanë botës operojnë rreth 300 variante të avionit të hedhur në treg vetëm dy vite më parë, dhe më shumë se 5 mijë të tjerë janë porositur nga kompanitë globale prej vitit 2017.

Ndërkohë, për incidentin e djeshëm në Etiopi, autoritetet kanë informuar se avioni shfaqi luhatje në shpejtësinë vertikale menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Adisa Ababa, duke u rrëzuar pak minuta më vonë në një qytet në juglindje të kryeqytetit.

Pasagjerët në bordin e avionit etiopian vinin nga mbi 30 vende të ndryshme të botës, ku përfshihen 32 kenianë, 18 kanadezë, 8 italianë dhe 7 britanikë.

19 prej tyre ishin staf i brendshëm ose ndihmës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...