Agjentët e doganave kanë konfiskuar dërgesën më të madhe të kokainës ë portet e Nju Jorkut dhe New Jersey në këto 25 vjetët e fundit.
Një kontenier që ishte nisur për në Londër, i mbushur me më shumë se 77 milionë dllarë ose 100 milionë paund kokainë, u zbulua nga doganierët në SHBA. 1.5 ton drogë të klasit A u zbuluan në një kamion në portin e Nju Jorkut, pasi Agjensia Kombëtare e Krimit të Britanisë informoi autoritetet kombëtare.
Rreth 60 dengje me peshë 1,437 kg u zbuluan në 28 shkurt, njoftoi NCA, por lajmi u bë i ditur publikisht vetëm tani. Kjo është sasia më e madhe e kapur e kokainës në portet që nga viti 1994.
Kontenieri ishte gati për t’u nisur drejt Roterdamit në Holandë dhe pastaj për t’u shkarkuar në Londër. Vlera e kësaj sasie kokaine, nëse do të shitej në rrugët e Londrës, llogaritet tek 100 milionë paund