Deputetët britanikë aprovuan në Dhomën e Komunëve një amendament që kërkon shtyrjen e largimit zyrtar nga Bashkimi Europian deri me 30 qershor.
Kjo do t’i japë kohë atyre që të gjejnë një qasje alternative për Brexit. Tashmë qeveria britanike do t’i kërkojë zyrtarisht BE-së që vendi të mos largohet me 29 mars, por në një datë tjetër. Për të mbështetur këtë, kryeministrja Theresa May do të prezantojë të premten një plan të ri negociatash.
Gjatë votimeve në parlament, May arriti të mbante drejtimin e procesit Brexit duke mposhtur me vetëm dy vota diferencë propozimin që i kalonte parlamentit kontrollin mbi Brexit.
Ndërkohë, më herët ligjvënësit refuzuan mbajtjen e një referendumi të dytë për Brexit me 334 vota kundër dhe 85 pro. Kjo ishte hera e parë në dhomën e komunëve që votohej për një propozim të tillë.