Një varr masiv me eshtrat e 300 njerëzve është zbuluar në orët e fundit në Raqqa, në veri të Sirisë, një vend që për tre vjet, nga 2014 në 2017, është kontrolluar nga Isis.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të mbrojtjes civile lokale, së bashku me Observatorin Kombëtar për të drejtat e njeriut në Siri.
Prej muajsh organizmat lokalë filluar të hetonin për të gjetur varre masive në Raqqa, mes Alepo dhe kufirit irakian. Në javët e kaluara janë gjetur të tjera varre me eshtrat e mijëra viktimave.