“U tradhtuam nga shteti”, flet i infiltruari i mafies në Itali

Hënë, 18 Mars 2019 20:20

Gianfranco Franciosi, një ish-spiun për shtetin italian ose Giannino ka qenë një i infiltruar për mafien në Itali, i cili as që binte në sy të bandave për shkak të aftësisë së tij të jashtëzakonshme për t’u sjellë sikur të ishte realisht një trafikant droge.

Për katër vjet, Gianfranco Franciosi, ose Giannino si të gjithë e quajnë atë, u besua nga të gjithë, nga mafiozët italianë te baronët e drogës kolumbiane dhe spanjolle. Ai ishte në gjendje të transformonte një gomë të vjetër në një Ferrari, anije kontrabandë perfekte për të mbajtur ton kokainë. Ai gjithashtu do të mundte të prodhonte edhe vetë pajisje përgjimi, aq profesional ishte bërë në “punën” e tij.

Më datë 26 shkurt 2019, inteligjenca që e kishte porositur këtë të infiltruar, arriti të çmontojë një kartel droge, ku u kapën 9 tonë kokainë. Atë ditë puna e Giannino si një informator policie kishte mbaruar. Njohur si Donnie Brasco i Italisë sipas emrit të një agjenti amerikan të FBI-së që godiste mafien në Nju Jork në vitet 1970 – 1980, Giannino tani jeton aspak i qetë në veriun e Italisë. Pasi u përdor për të shkatërruar trafikantë droge me rëndësi, ai tani përballet me borxhet dhe kërcënimet me vdekje. I infiltruari akuzon tani autoritetet italiane se e kanë braktisur atë. “Unë tradhtova trafikantët, por duket se tashmë jam vetë i tradhtuar nga shteti italian”, tha ai, shkruan “Guardian”.

Giannino është një nga shumë ish-informatorët e policisë dhe dëshmitarët e shtetit të përdorur në operacionet e antimafiave, të cilët pastaj u bënë viktima të një sistemi të thyer që nuk është në gjendje të ofrojë siguri dhe mbështetje, kryesisht për shkak të kufizimeve buxhetore. Shumë persona që janë infiltruar dhe kanë dashur të shkatërrojnë mafien, pak mbështetje kanë gjetur nga shteti i Italisë dhe ndihen thuajse të braktisur. Të tjerët janë larguar nga vendi dhe disa prej tyre, me peshë të borxhit kanë pësuar depresion, ndërsa ka pasur edhe nga ata që kanë kryer vetëvrasje. Rocco Greco, një biznesmen nga Gela në Sicili, u vetëvra këtë muaj pasi kompania e tij u vendos rastësisht nga ministri i Brendshëm në një listë të bizneseve të dyshuar për lidhje me mafien, duke ndaluar firmën e tij nga oferta për kontrata publike.

Giannino shprehet se ka tentuar vetëvrasjen tri herë. “Tri herë e kam parashikuar vetëvrasjen. Kjo ndodh kur nuk ke mbështetjen nga shteti dhe ndihesh sikur je një mbeturinë”, deklaroi ai. Informacioni i mbledhur nga informatorët e policisë dhe dëshmitarët shtetërorë është një nga instrumentet më efektive kundër klaneve mafioze, por çmimi që ata paguajnë mund të jetë i lartë. Lista e të vrarëve është e gjatë dhe vazhdon të rritet. Më i fundit ishte në Ditën e Krishtlindjeve vitin e kaluar, kur vëllai i një anëtari mafioz u kthye në informator, u qëllua nga dy burra të maskuar në atë që policia besonte se ishte një sulm i urdhëruar nga ‘Ndrangheta’, një nga grupet më të fuqishme mafioze të Italisë.

Tommaso Buscetta, zbulimet e të cilit në vitet 1980 bënë një goditje vdekjeprurëse ndaj mafias siciliane më të famshme, Cosa Nostra, mund të kishin paguar çmimin më të lartë. Ndërmjet viteve 1982 dhe 1984, vëllai i tij, dhëndri, kunati dhe katër nipërit e mbesat u vranë dhe dy djem u zhdukën. Në Itali, problemi i njohjes gjyqësore dhe mbrojtjes së dëshmitarëve është bërë serioz dhe i përhapur. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme italiane, rreth 6 200 njerëz janë nën mbrojtjen e dëshmitarëve në Itali, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes. Në përgjithësi, dëshmitarëve shtetërorë paguhen një pagë mujore prej 1,000 € deri në 1,500 € secili, plus një shtesë prej 500 € në muaj për secilin anëtar të familjes. Por, shteti nuk ka më fuqi ekonomike për të mbështetur këta njerëz. Ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini tha se do të shqyertojë situatën për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...