Krijohet parlamenti franko-gjerman

Hënë, 25 Mars 2019 20:36

Ndërsa Britania nuk ka vendosur ende se si do ta realizojë Brexit-in, Franca dhe Gjermania kanë krijuar një parlament të përbashkët me synim për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Parisi dhe Berlini synojnë ringjalljen e boshtit kryesor të Bashkimit Europian, në një kohë që kohezioni brenda bllokut po vihet në prova nga rritja e nacionalizmit.

Për herë të parë në histori, parlamentet e Francës dhe Gjermanisë kanë zhvilluar një seancë të përbashkët me synim për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Sesioni, kryesisht ceremonial, do të mblidhet dy herë në vit dhe formohet nga 100 ligjvënës, 50 prej secilit vend.

Në janar, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron nënshkruan traktatin e ri të Aachen-it për të rinovuar marrëveshjen e pajtimit të pasluftës të vitit 1963.

Ai ka për qëllim ringjalljen e boshtit kryesor të Bashkimit Europian, ndërsa nacionalizmi në rritje euroskeptik po vë në provë kohezionin e bllokut.

Forcimi i bashkëpunimit frnako-gjerman vjen në një kohë të vështirë për bllokun që po përgatitet një Brexit pa marrëveshje.

Komisioni Europian i ftoi të hënën në mëngjes qytetarët dhe kompanitë që të informohen për të gjitha pasojat e mundshme nga një skenar i tillë.

Në Londër, kryeministrja Theresa May po bën përpjekjet e fundit për t’i bindur kundërshtarët e marrëveshjes së negociuar me Brukselin. Por deri tani ajo nuk ka mbështetjen e nevojshme për ta kaluar.

"Derisa kjo dhomë të bjerë dakord, Brexit pa marrëveshje nuk do të ketë. Anulimi i Brexit-it nuk duhet të ndodhë," i tha May-i parlamentit.

Ndërkohë tani May, ndeshet dhe me kërkesën për dorëheqje nga një grup ligjvënësish rebelë.

Në krye të tyre qëndron ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson dhe Jacob Rees-Mogg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...