26 Marsi i kulmit të genocidit serb në Kosovë

Tuesday, 26 Mars 2019 15:36

Njëzet e gjashtë marsi shënon kulmin e gjenocidit serb në Kosovë. Vrasjet serbe që filluan në Likoshan e Qirez, Abri e Poklek, në Reçak e Ticë, në Krushë e Meje, në Qyshk e Shtedime, në Gjakovë e Suharekë etj., ishin krim e gjenocid i planifikuar dhe i programuar jo vetëm pas viteve 1912/1913. Kur kihet parasysh kjo, nga fjalori ynë i përditshëm duhet ta largojmë fjalën masakër, pasi ajo nuk e mbulon krimin e gjenocidin e kryer mbi shqiptarët dhe jo vetëm gjatë luftës së fundit.

Pse regjimet serbe në Beograd silleshin kështu?
Përgjigjja më e shkurtër do të ishte : pse ishte regjim ilegal. Për 86 vite më radhë, regjimet serbe në Beograd (të gjitha format e regjimeve), e dinin se qëndrimi i tyre në Kosovë ishte ilegal dhe për ta legalizuar atë qëndrim, ata duhej t’i zhduknin pjesërisht ose tërësisht shqiptaret. Këtu dhe vetëm këtu duhet t’i kërkojmë rrënjët e krimit e të gjenocidit serb në Kosovë.

Sot në Botë ka individ e shtete që ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë e quajnë ilegale dhe thirren në të drejtën ndërkombëtare?! Po cili ligj ndërkombëtar e amniston krimin e gjenocidin që një shtet ushtron mbi qytetaret e tij? Të thuhej kjo, para 22 korrikut të vitit 2010, para verdiktit të GJND-së, i cili verdikt tha se: Pavarësia e Kosovës nuk bie në ndeshje me të Drejtën

Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se të gjitha mjetet që janë përdorur për të ardhur te Pavarësia e Kosovës kanë qenë e janë legjitime. Janë legjitime se e kanë shpëtuar një popull nga krimi e gjenocidi serb i përsëritur mase një herë gjatë 86 viteve të qëndrimit ilegal të Serbisë në Kosovë.
Edhe një herë duhet të konfirmojmë, edhe me zërin e të gjitha viktimave të krimit e të gjenocidit serb në Kosovë se: Serbia për 86 vjet ishte ilegale në Kosovën shqiptare e jo bombardimet e NATO-s mbi regjimin kriminal e gjenocidal të Serbisë.

Të gjithë në Kosovë e sidomos familjet që u goditen nga krimi e gjenocidi serb, duhet të ngrohen me rrezet e Diellit të lirisë, e cila Liri nuk mund të vinte n

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...