Zgjedhjet vendore në Turqi, goditje e rëndë për Erdoganin

Hënë, 01 Prill 2019 10:02

Rexhep Taip Erdogan merr një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale të së dielës në Turqi. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, humbi kryeqytetin Ankaranë dhe dyshohet se mund të ketë humbur edhe Stambollin.

Frika e Erdogan se gara në Stamboll do të ishte e ashpër, rezultoi e vërtetë. Pavarësisht se presidenti kandidoi me një figurë të fortë në qytetin më të madh të vendit, krahun e tij të djathtë Binali Jëlldërëm, sondazhet paraprake flasin për një epërsi të lehtë të kandidatit republikan.

Mediat turke raportojnë se në Ankara fitues u shpall kandidati republikan i Partisë Popullore Mansur Javas.

Më shumë se 57 milionë persona votuan në mbarë vendin për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Në rang kombëtar, AKP e Erdogan mësohet të ketë marrë rreth 51 % të votave, por tkurrja e mbështetjes ndaj liderit turk është e dukshme.

Votimi i së dielës u shoqërua me tensione. 2 persona u vranë dhe 1 tjetër u plagos në një qendër votimi në provincën e Malatjasë në juglindje të Turqisë. Viktimat ishin mbështetës opozitës, të cilët dyshohet se u qëlluan nga përfaqësues të partisë së presidentit Erdogan që ushtronin presion ndaj votuesve.

Zgjedhjet lokale këtë vit, u panë si një referendum popullor ndaj regjimit 16- vjeçar të Erdogan dhe reagim ndaj krizës ekonomike që ka mbërthyer Turqinë.

***

Presidenti i Turqisë dhe kreu Partisë AK, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se në vendet ku kanë kandiduar për zgjedhjet lokale si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej kanë fituar 778 bashki në mbarë vendin.

“Në vendet ku kemi kandiduar në zgjedhje si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej fituam 778 bashki, respektivisht 16 qytete metropolitane, 24 provinca, 538 distrikte dhe 200 qyteza”, deklaroi Erdogan në fjalimin e tij tradicional nga ballkoni i selisë së partisë së tij.

 

Duke iu referuar rezultateve të para, Erdogan tha se ato tregojnë se rreth 56 për qind e komunave në mbarë vendin do të udhëhiqen nga Partia AK.
Duke falënderuar gjithë popullin, veçanërisht, siç tha, “vëllezërit e mi kurdë për ndjeshmërinë e tyre për çështjet e së ardhmes”, presideti turk u shpreh se “Sot për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje”.

Ai theksoi se që nga mëngjesi i nesërm do të fillojnë me punën e tyre për të “identifikuar dhe kompensuar mangësitë tona”.
“Si arsye të vetme për rezultatin e këtyre zgjedhjeve në ato vende ku nuk kemi mundur të arrijmë rezultatet e dëshiruara, e shoh atë sikur nuk kemi mundur ta shpjegojmë mjaftueshëm veten tonë tek populli ynë”, deklaroi presidenti Erdoğan, duke shtuar se përqindja e votave të Aleancës Popullore është në një nivel të afërt me ato të zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit të vitit të kaluar.

“Askush nuk është më i madh se kauza jonë”. Më tej, presidenti turk theksoi se periudha e ardhshme që do të jetë një periudhë e ndryshimit për të mirë për partinë dhe Turqinë.
“Përfshirë edhe veten, askush nuk është më i madh se kauza jonë, nuk është më me prioritet se Turqia dhe nuk është më i rëndësishëm nga partia jonë”, deklaroi Erdoğan.

Ai shtoi se “jemi duke kaluar në një periudhë” ku çështjet në lidhje me sigurinë kombëtare të vendit do t’i çojnë drejt suksesit
“Në këtë periudhë që do të vazhdojë deri sa të arrijmë synimet tona të vitit 2023, prioriteti jonë është të përforcojmë ekonominë tonë, të vazhdojmë rritjen e orientuar drejt teknologjisë dhe eksportit, si dhe të rrisim punësimin”, tha ai.

Në zgjedhjet e sotme lokale që u zhvilluan në vend, rreth 57 milionë votues kishin të drejtë të hedhnin votën e tyre në 194.390 vendvotime. Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garuan 12 parti politike.

Beteja kryesore zgjedhore u zhvillua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP). Shtatë partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhje janë Partia e Pavarur Turke (BTP), Partia e Unitetit të Madh (BBP), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan, shkruan AA.

Ndryshe, zgjedhjet e sotme janë të 19-tat në historinë moderne të Turqisë dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...