Randolph Alles , Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA, është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.
Mësohet se, Trump urdhëroi shefin e shtabit të tij, Mick Mulvaney që ti komunikonte shkarkimin Randolph Alles-it.
Këto lëvizje u paralajmëruan më herët nga drejtori i “USSS”, i cili u shpreh se brenda dy javëve do të kishte lëvizje të mëdha në Amerikë.
Mediat amerikane shprehen se Drejtori i Shërbimeve Sekrete, nuk e ka pritur shkarkimin e tij, pasi pak ditë më parë vetë Trump deklaroi se ishte mjaftë i kënaqur me punën e bërë nga ky institucion.
Kujtojmë që shkarkimi i Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA vjen vetëm një ditë pas dorëheqjes së Sekretares së Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen.
CNN shkruan se shkarkimi nga detyra i Randolph Alles është bërë në kuadër të “spastrimit” të njerëzve të Nielsen.
Duke iu referuar burimeve, CNN ka paralajmëruar dhe shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimeve të Shtetësisë dhe Migracionit Frances Cissna dhe Zyrtarit të Këshillit të Përgjithshëm John Mitnick.