Theresa May po zhvillon bisedimet e minutës së fundit për Brexit me Presidentin francez Emmanuel Macron, për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE. Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga afati i mbetur.
Kryeministrja britanike do t'i kërkojë Macron që të mbështesë kërkesën e saj për të shtyrë Brexit deri më 30 qershor. Më parë pati bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Pas bisedimeve, Merkel tha se afati mund të shtyhet deri në fund të vitit ose fillim të vitit 2020, me qëllim për të dalë nga Bashkimi Evropian me marrëveshje.
Të mërkurën do të mbahet një samit ku të gjitha shtetet e BE do të votojnë.