Ja jeta e refugjatëve në SHBA

Hënë, 16 Prill 2018 17:56

Qendrat e sistemimit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara po pushojnë nga puna personelin dhe po kufizojnë operacionet me urdhër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Administrata e Presidentit Trump ka pranuar vetëm rreth 10,000 refugjatë në gjysmën e parë të vitit fiskal 2018, niveli më i ulët në historinë 38-vjeçare të programit.

Sipas Departamentit të Shtetit shkurtimet janë të nevojshme për të "përmirësuar efikasitetin dhe për të zvogëluar kapacitetet e tepërta" të agjencive të sistemimit të refugjatëve. Por mbështetësit e refugjatëve paralajmërojnë se kjo politikë do t'u shkaktojë atyre dëme të përhershme.

Familja Ebeula ka mbërritur në Lancaster, përmes një fluturimi nga Afrika, vetëm një ditë më parë dhe po njihet me rregullat e vendit të ri.

E lodhur nga udhëtimi, familja kongoleze i dëgjon më vëmendje këta punonjës të kishës “Shërbimi Botëror”, të cilët dikur ishin vetë refugjatë:

"Nuk mund t’i jepni para ose bakshish zyrtarëve të policisë, apo zyrtarëve qeveritarë, si një falenderim për ndihmë."

Pranimi i refugjatëve është vetëm një nga punët e shumta të zyrës së imigracionit dhe refugjatëve në Lancaster.

Por, numri i refugjatëve që vijnë këtu është përgjysmuar këtë vit për shkak të shkurtimimi të kuotave nga administrata e Presidentit Trump.

Disa punonjës të kësaj qendre janë pushuar nga puna.

Është e dëmshme, veçanërisht nëse në të ardhmen bëhen ndryshime në politikën amerikane ndaj refugjatëve për të pranuar më shumë njerëz, thotë drejtorja e zyrës së qendrës në Lancaster, Sheila Mastropietro:

"Shkurtimet dhe pushimi i njerëzve nga puna, të cilët më pas do të zgjedhin karriera të tjera, do të krijojë nevojën për të filluar pothuaj nga e para nëse numri i refugjatëve shtohet. Dhe kjo do të shoqërohet me një kosto të re. Qeveria amerikane ka para. Ne duhet të kthehemi në kuatoat e pranimit të së paku 75 mijë refugjatëve në vit".

Një nga pasojat e shkurtimeve është numri më i vogël i njerëzve të trajnuar për të ndihmuar refugjatët të fillojnë jetën e tyre të re.

Sot, refugjatët mësojnë për sistemin e autobusëve të qytetit në mënyrë që të mund të punojnë, ose të shkojnë tek mjeku. Gjithçka është e panjohur.

Vullnetari Doucks Kalamba i kupton sfidat e refugjatëve të rinj pasi ai vetë ka ardhur si refugjat në Lancaster dy vjet më parë.

"Njerëzit, gjuha, kultura, gjithçka është ndryshe. Anglishtja jonë këtu është pak më ndryshe sesa anglishtja afrikane. Pra, ndryshimi i kulturës kërkon kohë. Është një sfidë e madhe", thotë ai.

Gjetja e një vendi pune është një sfidë e madhe, por zyra për refugjatët në Lancaster është në gjendje t'i sistemojë refugjatët me punë në kompanitë lokale. Zyra ka një nivel suksesi prej 80 për qind në gjetjen e vendeve të punës për ta.

Punonjësit e zyrës thonë se qyteti Lancaster në përgjithësi i mirëpret dhe integron refugjatët.

Në tregun qendror të qytetit, njerëzit flasin mirë për të sapoardhurit.

"Duhet të jemi një qytet i hapur, ne duhet t'i ftojmë këta njerëz këtu. Mendoj se është e mrekullueshme për ne si qytet, mendoj se bashkon shumë kultura. Nëse nuk mund të hapni krahët tuaj për njerëzit që kanë nevojë, atëherë për kë do ta bëni këtë. Sinqerisht", thotë Bruce Markey, Menaxher i Kompanisë Meck’s Market.

Por, disa janë më të kujdesshëm dhe favorizojnë politikat më kufizuese të administratës së Presidentit Trump për imigracionin në përgjithësi.

"Unë i mbështes kufizimet, është mirë të sigurohemi se çfarë njerëz po sjellim këtu. Gjithashtu i kuptoj shqetësimet e komunitetit të biznesit, pra të mos lejojmë këdo të vijë këtu, por ndoshta të krijojmë një sistem të imigracionit të bazuar në merita. Duhet të keni një plan kur të pranoni një numër kaq të madh njerëzish", thotë Mark Vergenes, President i kompanisë “Mirus Financial Partners”.

Për familjen Ebeula, të mbledhur së bashku në shtëpinë e tyre të re, të cilët i ka marrë malli për motin e ngrohtë të Afrikës, kjo është një nga periudhat e tyre të shumta të tranzicionit. Pas largimit nga Kongoja dhe banimit për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Tanzani, Mtabi Ebeula dëshiron paqe.

"Erdha në Amerikë dhe shpresoj që Amerika do të na mirëpresë. Ky është vendi im i ri tani dhe shpresoj që unë dhe familja ime do të përshtatemi me jetën këtu. Unë shpresoj se askush nuk do të na arrestojë, se askush nuk do të na shkaktojë ndonjë problem", thotë ai.

Ushqimi tradicional kongolez ndihmon sadopak në shuarjen e mallit për vendin e tyre dhe për një moment u heq mendjen nga gjithçka që duhet bërë për të filluar një jetë të re në Amerikë.

Por më pas pas, realiteti i largimit të përhershëm nga Afrika kthehet përsëri./ zeriiamerikes

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...