Një rrufe ka rënë në Akropol në qytetin e Athinës dhe sipas informacioneve të policisë greke 4 përsona janë të plagosur por pa rrezik për jetën.
Moti është i keq në kryeqytetin e Athinës dhe rrufet janë të shumta. Përsonat e plagosur janë transportuar me ambulancë në spital.
Sipas CNN Greece, dy janë punonjës në vendin arkeologjik të Akropolit dhe dy janë turist.
Moti i keq do vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim në kryeqytetin e Athinës dhe autoritetet vendase i bëjnë thirrje turistëve të mos vizitojnë këto ditë Akropolin.