Shkon në 290 numri i të vdekurbve në Sri Lanka pasi një valë shpërthimesh goditën kishat dhe hotelet në të gjithë vendin të dielën e Pashkëve në 21 prill.
Rreth 500 persona janë të plagosur dhe dhjetra të huaj janë në mesin e të vdekurve.
Vendi është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009.
Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush i ka kryer sulmet.