Ka nisur funerali i viktimave të Sri Lankës, pas shpërthimeve të së dielës ku humbë jetën 310 persona d he u plagosën 500 të tjerë.
Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme për të parandaluar sulme të mëtejshme. Qeveria e Sri Lankës fajësoi për shpërthimet grupin lokal islamik National Thoëheed Jamath (NTJ).
Policia deri tani ka arrestuar 40 të dyshuar në lidhje me sulmin. Funerali masiv u zhvillua në kishën e Shën Sebastianit në Negombo, në veri të Kolombos, një nga vendet e shënjestruara në shpërthimet e së dielës.
Para varrimit, u mbajtën 3 minuta heshtje për viktimat, flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe njerëzit u përkulën për të nderuar të vdekurit.