Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Afrikën e Jugut kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave. Mes viktimave është dhe një foshnje gjashtë muajshe e disa fëmijë të vegjël.
Më shumë se 1 mijë persona janë evakuuar tha presidenti Cyril Ramaphosa, i cili ka udhëtuar drejt rajonit për të vizituar zonat e prekura.
"Me lutje dhe mendime jemi me banorët e rajoneve të rrezikuara, Kepi Lindor dhe KëaZulu-Natal, të cilat janë prekur nga fatkeqësitë natyrore, ndaj të cilave nuk kishin asgjë për t'u mbrojtur", tha Ramaphosa.
Ditët e fundit, pjesa jugore dhe lindore e vendit është goditur nga shiu i rrëmbyeshëm që shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Metereologët kanë paralajmëruar që banorët të marrin masa pasi priten përmbytje dhe erëra të forta në zonat bregdetare nga kushtet e paqëndrueshme të motit.