Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij do të ndalojë ratifikimin e Traktatit të Tregtisë së Armëve të OKB, duke deklaruar tërheqjen prej saj.
Sipas tij ky traktatk është një kërcënim për liritë amerikane.
"OKB së shpejti do të marrë njoftim zyrtar se Amerika po e hedh poshtë këtë traktat," tha Trump të premten.
"Unë do të nënshkruaj tani, para shumë dëshmitarëve, një mesazh që i kërkon Senatit të ndërpresë procesin e ratifikimit të traktatit dhe të kthejë traktatin e refuzuar tani në Zyrën Ovale, ku unë do të heq dorë nga ajo", tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.