Papa Françesku ka dhuruar 500 mijë dollarë për asistencën e emigrantëve në Meksikë. Shuma do të shkojë në mbështetje të 27 projekteve të 16 dioçezave dhe organizatave fetare të vendit që përballen me ardhjen e emigrantëve që i drejtohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëllimi është të vazhdojë të ofrojë strehim, ushqim apo elementë të tjerë të nevojshëm për njerëzit që ikin dhe mbahen në kufi me SHBA.
Numrat e krizës
Në 2018 kanë hyrë në Meksikë, pasi udhëtuan më shumë se 4.000 kilometra në këmbë dhe me mjete të improvizuara, gjashtë karvanët e emigrantëve, për një total prej 75.000 njerëzish nga Hondurasi, El Salvador dhe Guatemala.
“Të gjithë kanë mbetur të bllokuar në vend, pa mundur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duke iu referuar zyrave të Obolo më San Pietro, pa shtëpi apo edhe mbështetje, Kisha Katolike, mirëpret mijëra nga ata në hotelet apo dioqezat e tyre duke mundësuar llojin e nevojshëm për të jetuar, nga objektet te veshjet.”