Pavarësisht deklaratave disi të ashpra nga politikanët në SHBA, teksa Mike Pompeo deklaroi se Amerika edhe mund të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë nëse do të duhej, duket se ushtria nuk ndan të njëjtin mendim.
Ushtria amerikane duket se nuk është gati dhe nuk ka dhënë asnjë lloj urdhëri për të luftuar në Venezuelë. Rusia nga ana tjetër tha se “do të ishte një gabim fatal i Uashingtonit në rast se hyn në shtetin e Venezuelës, për shkak se hyn në një shtet të pavarur dhe shkel të drejtat ndërkombëtare”.
SHBA, edhe pse ushtarakisht nuk është ndërhyrë dhe duket se vetëm plani final do ta bënte këtë gjë, po e ndjek situatën nga afër.
I pyetur nëse ushtria amerikane mund të ndërhyjë në Venezuelë, Kathryn Wheelbarger, ndihmës sekretari i mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, tha:
“Ne natyrisht gjithmonë rishikojmë opsionet e disponueshme dhe plani për rastet e paparashikuara. Mirëpo, për momentin urdhër për ndërhyrje në Venezuelë nuk ka”.