Një parashikim i Nostradamusit thotë se Turqia dhe Greqia do të bëjnë në luftë të përgjakshme me njëra-tjetrën gjatë vitit 2019, transmeton Gazeta Metro.
Gazeta më e madhe turke “Sabah”, në një shkrim me titull “Parashikimet e frikshme të Nostradamusit”, nënvizon se në vitin 2019 do të ketë tërmete të fuqishme që do të trondisin Mesdheun, duke shënuar vdekje e tmerre.
Këtë shkrim të medias turke e përmend edhe media greke “Zougla”, që thotë se parashikimi është vërtetë i frikshëm.
Në Greqi janë debatuar së fundmi zhvillimet ne Turqi dhe zgjedhjet e fundit, ku Erdogan po përpiqet të mbajë nën kontroll me “detyrim” Stambollin.
Shteti grek u godit gjithashtu së afërmi nga zjarre vdekjeprurëse, ku viktima mbetën qindra vetë. Disa prej parashikimeve të Nostradamus kanë dalë të sakta, por në disa raste të tjera ai ka gabuar.