Presidenti Emmanuel Macron po ballafaqohet me skandalin e dytë rreth stafit të tij, pasi u raportua se shoferi i tij i iku policisë pasi u zu duke vozitur me shpejtësi.
Shoferi, i quajtur vetëm Stephane P, ishte në timonin e një veture nga sheshi Elysee duke shkuar drejt pallatit të Versajës kur edhe u fotografua për tejkalim të limitit të shpejtësisë nga zyrtarët policorë në Saint-Cloud jashtë Parisit.
Policia tha se vetura refuzoi të ndalet por një zyrtar policor njohu numrin e tabelave të veturës the vetura u përcjell deri tek pallati i presidentit.
Shoferi, I cili në të kaluarën është akuzuar se ka refuzuar ti bindet urdhrave të policisë u identifikuar në shkurt. Është raportuar se ai nuk ka qenë në orarin e punës në dhe nuk është duke punuar më si shofer I presidentit por është thënë se I është dhënë një punë tjetër në pallatin Elysee pas një suspendimi prej 20 ditëve.
Zyrtarët e pallatit presidencial kanë refuzuar të komentojnë për rastin e raportuar nga webfaqja hulumtuese Mediapart, duke thënë se vendimi për të ardhmen e shoferit do të merret pasi ai të gjykohet. Seanca pritet të mbahet në janar të vitit 2020. Ai mund të ballafaqohet me dënim prej 3 muajve dhe gjobë prej 3,750 euro nëse dënohet.
Incidentit është turpërimi i dytë për Macronin pasi roja e tij e sigurisë në pallatin Elysee Alexandre Benalla u shkarkua pasi u filmua duke veshur ilegalisht një uniform policie dhe duke rrahur protestuesit në Ditën e Majit në protestat e para një viti.
Benalla u shkarkua por vetëm pasi skandali I tij u bë publik pasi u raportua nga Mediapart, pas akuzimeve pallati Elysee ishte munduar ta fshehë skandalin. Që nga ajo kohë Benalla është akuzuar se ka përdorur ilegalisht pasaporta diplomatike në disa hetime të ndryshme, shkruan “The Guardian”