Pas më shumë se 16 vitesh në arrati, ish-lideri i organizatës separatiste baske, ETA Josu Ternera u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sallanches në Alpet franceze", tha ministria e Brendshme spanjolle.
Ternera, emri i plotë i të cilit është Jose Antonio Urrutikoetxea Bengoetxea, ishte shefi politik i organizatës, ETA.
Në vitin 2011, ETA njoftoi fundin e luftës së saj të armatosur për pavarësinë e rajonit të Baske që përfshin pjesë të Spanjës verilindore dhe të Francës jugperëndimore. Armët e saj u dorëzuan në vitin 2017 dhe u shpërbë në maj 2018.
Në mënyrë të veçantë, 68-vjeçari Ternera kërkohet në lidhje me një sulm të vitit 1987 në qytetin spanjoll të Saragozës nga grupi separatist bask që vrau 11 persona. Ai ishte më i kërkuari në mesin e dhjetëra të ashtuquajtura "etarras" ende në arrati.
ETA, e cila filloi luftën e saj për pavarësinë baske në vitin 1959, vrau më shumë se 800 vetë në më shumë se katër dekada të dhunës.