Një zarf me një plumb 9 kalibër drejtuar Matteo Salvinit u sekuestrua në Qendrën Postare të Romës, në Piazzale Ostiense. Zarfi me plumb u kap nga skuadra speciale e Policisë së Shtetit italian.
Ministria e brendshme e dha lajmin, duke thënë se zarfi me plumb brenda ishte një kërcënim i qartë ndaj numrit një të Ministrisë. Pakoja ishte e dyshimtë për hetuesit, pasi nuk kishte dërgues dhe as ndonjë shenjë verifikuese të qartë, raporton agjencia e lajmeve ANSA.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar ministri Salvini: “Ata po më kërcënojnë dhe mendojnë se unë kështu trembem. Mirëpo, ata nuk më trembin dot, asesi”, ka deklaruar ai.
“Më shumë se një politikë që shpesh është hipokrite, besoj në solidaritetin e miliona italianëve të respektuar të cilët do të votojnë të dielën”, shtoi Salvini.