Theresa May ka njoftuar para pak minutash se jep dorëheqjen si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, pas tre viteve vrastare ku u pa dështimi i saj me BREXIT.
May tha sot, më 24 maj 2019, se ajo do të jepte dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore të premten e 7 qershorit.
Ky njoftim prej saj sjell fillimin e një gare politike për ta zëvendësuar atë si Kryeministre të Britanisë dhe si lidere të konservatorëve.
“Unë kam bërë më të mirën e mundshme”, tha May në deklaratën para medias. Që në hapin e parë që hodha si kryeministre, una kam luftuar për ta bërë Britaninë e Madhe një vend që punon jo thjesht për të privilegjuarit por për çdo njeri dhe për të nderuar rezultatin e referendumit,” tha May.
“Unë kam bërë më të mirë për të realizuar BREXIT, “ tha May, por ajo nuk kishte arritur ta bënte. “Unë jam përpjekur tri herë.’
May shtoi se ndiente keqardhje të madhe personale për atë që ajo dështoi dhe nuk e arriti në synimet e saj primare”.
Theresa May tha se kishte qënë nder në jetën e saj që kishte mbajtur postin e kryeministres, duke përmbajtur lotët dhe se i kishte shërbyer vendit që ajo e do. May u tha gazetarëve se ajo qe kryeministrja e dytë femër e Britanisë, por jo e fundit/