Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Hënë, 24 June 2019 22:30

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me një seri vrasjesh politike dhe një tentativ grushti shteti e dështuar.  

Qeveria e kryesuar nga Abiy Ahmed ka pohuar se gjatë një konflikti të armatosur me forcat qeveritare, ka ndërruar jetë gjenerali Asamnew Tsige, i cili akuzohet nga qeveria e Adis Abebës për grusht shteti dhe revoltë në rajonin e Amharës. Vrasja e Tsige është vetëm kulmi i një jave që kanë parë vendin të shokuar nga atentati vdekjeprurës ndaj guvernatorit të Amharës dhe vrasjes së shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneralit Mekonnen, i vrarë nga truproja e tij.

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed

Nuk dihet ende nëse vrasja e gjeneralit rebel Tsige, i liruar vitin e kaluar nga burgu pas 9 vitesh sërish për akuzat puçiste, do ta normalizojë situatën apo do ta hedhë në kaos vendin afrikan më të populluar pas Nigerisë.

Gjenerali rebel Asamnew Tsige

Kryeministri Abiy ka tentuar reforma domethënëse ku veçohet paqja  e firmosur me armikun e përhershëm të Eritresë, një Parlament ku kuota për gratë arrin në 50%, por nuk ka arritur të ketë besnikërinë plotë të ushtrisë dhe të paktën 80 etnive të ndryshme që bashkëjetojnë me vështirësi, dhe i ka shpëtuar të paktën tre atentateve.

Etiopia ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm dhe dominant në dinamikat e Afrikës verilindore, dhe një destabilizim i saj mund të kishte pasoja rajonale serioze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...